E ardhmja e Inzaghit në pikëpyetje, teknikun zikaltër e shpëton vetëm kualifikimi në Champions League

E ardhmja e Inzaghit në pikëpyetje, teknikun zikaltër e shpëton vetëm kualifikimi në Champions League

17:45, 27/01/2023

E ardhmja e pankinës së Simone Inzaghit është krah për krah me kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Pa një renditje në top katërshe, as Superkupa e Italisë dhe as ndonjë sukses në Kupën e Italisë nuk do t’i shpëtojë vendin e punës trajnerit italian.

Sigurisht, ka ndeshjen e Championsit për të luajtur ndaj Portos, por edhe ndonjë çerekfinale e mundshme në këtë kompenticion nuk do të jepte dritën jeshile për të qenë ende trajneri i zikaltërve.

Pra, sipas “Gazzetta dello Sport”, Inzaghi duhet t’i sigurojë Interit kualifikimin për në Champions sezonin e ardhshëm, në të kundërt, ai duhet të paketojë valixhet

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco