Skuadra e Championshipit anglez, Stoke City e ka konfirmuar transferimin e yllit kosovar, Bersant Celina në formë huazimi nga Dijoni.
Huazimi i Celinës në Super Ligën e Turqisë te skuadra e Kasimpasa u ndërpre nga Dijoni, dhe ky i fundit vendosi ta dërgojë yllin kosovar te Stoke City.
Kosovari tani rikthehet në Angli, ku i bashkohet Stoke Cityt në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni.
Trajneri i Stoke Cityt, Alex Neil foli për transferimin e Celinës, ku tha se lojtari është i gatshëm që të lë përsëri gjurmë në futbollin anglez.
“Jam tejet i kënaqur që ne kemi mundur t’i sigurojmë shërbimet e Bersantit. Ai është një lojtarë që e njeh mirë Championshipin dhe është e qartë që ai është tejet i gatshëm që të lë përsëri gjurmë në futbollin anglez”, tha Neil.
Në të kaluarën Bersant Celina ka qenë pjesë e futbollit anglez, respektivisht i skuadrave si Ipswich Town, Swansea City dhe kampionit anglez, Manchester City.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: