Humbja përballë Kukësit nuk tolerohet, Egnatia shkarkon trajnerin Shpëtim Duron

Humbja përballë Kukësit nuk tolerohet, Egnatia shkarkon trajnerin Shpëtim Duron

16:47, 27/01/2023

Egnatia ka shkarkuar nga detyra trajnerin Shpëtim Duro.Lajmin e ka bërë me dije vetë klubi rrogozhinas me anë të një njoftimi në rrjetet sociale.

Humbja përballë Kukësit në ndeshjen e fundit në kampionat, duket se nuk është pritur mirë nga drejtuesit e klubit, që kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin me teknikun e njohur.

Kujtojmë që Duro zuri vendin e Tetovës në krye të skuadrës rrogozhinase. Aktualisht Egnatia zë vendin e 4 në renditjen e Superiores me 26 pikë të grumbulluara në 18 ndeshje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco