Refuzohet oferta e Arsenalit për Caicedon

Refuzohet oferta e Arsenalit për Caicedon

16:49, 27/01/2023

Brighton & Hove Albion ka refuzuar ofertën e Arsenalit për Mosis Caicedo.

Sipas “The Ahtletic”, oferta e refuzuar ishte në vlerë prej 60 milionë funtesh.

 

Brightoni thuhet se e konsideron Caicedon si të pashitshëm, së paku për këtë afat kalimtar dimëror.

Në anën tjetër, liderët e Premierligës synojnë që të përforcohen me një mesfushor cilësor këtë muaj, për të pasur një skuadër sa më konkurruese në garën për titull kampioni.

Sipas raportimeve nga mediat britanike, Arsenali do të tentojë sërish transferimin e ekuadorianit duke dërguar një ofertë të re dhe të përmirësuar.

21-vjeçari ka kontratë të vlefshme më Brightonin deri në verën e vitit 2025.

Për Moises Caicedon në garë janë edhe dy klubet tjera angleze, Chelsea dhe Liverpool.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco