Plas te Milani/ Tension mes Maldinit dhe Kardinales, zbulohen shkaqet

Plas te Milani/ Tension mes Maldinit dhe Kardinales, zbulohen shkaqet

15:33, 27/01/2023

Merkatoja është bërë shkak që mes Paulo Maldinit dhe pronarëve të rinj të Milanit të ketë përplasje.

Sipas “Tuttosport” drejtori sportiv i Milanit, Frederik Masara i kishte kërkuar drejtuesve një buxhet ekstra për të përmirësuar ofertën e tyre në drejtimin të Romës, për të siguruar shërbimet e Zaniolo-s.

Ai mori përgjigje negative, pasi edhe Kardinale nuk ishte dakord për një investim të tillë afro 30 milionë euro për një lojtar që nuk ofron shumë garanci.

Por Maldini nuk e ka pritur mirë këtë refuzim nga ana e Kardinales dhe për këtë arsye janë tensionuar marrëdhëniet.

Në synimin e tij ishte dhe Hakim Zieh, por është e destinuar të mos realizohet.

Kuqezinjtë e kërkonin sulmuesin maroken në formë huazimi, por ky opsion nuk është i mundur pasi Çelsi i ka ezauruar numrin e huazimeve, tetë.

As shuma që “blutë” e Londrës kërkojnë për Zieh 20 milionë euro, nuk është e mundur, pasi Maldini nuk e ka një shumë të tillë, duke bërë që kjo hipotezë të rrëzohet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco