Schalke 04 firmos me sulmuesin e Union Berlinit

Schalke 04 firmos me sulmuesin e Union Berlinit

11:39, 24/01/2023

Misioni mbijetesë është jashtëzakonisht i vështirë për Schalke 04, që ka grumbulluar vetëm 9 pikë në 16 javë dhe mban vendin e fundit të renditjes, plot 6 pikë larg zonës së mbijetesës.

Megjithatë “Mbretërorët” duan të luajnë shanset e tyre deri në fund dhe po lëvizin në merkato për të përforcuar ekipin, teksa mbrëmjen e djeshme zyrtarizuan afrimin e sulmuesit anësor Tim Skarke.

Ky i fundit është 26 vjeç dhe në pronësi të Union Berlin, teksa te Schalke 04 transferohet në huazim deri në fund të sezonit, me synimin për të marrë sa më shumë minuta dhe ndihmuar skuadrën në misionin e mbijetesës.

Tim Skarke iu bashkua Unionit të Berlinit verën e kaluar, por gjatë fazës së parë luajti vetëm një ndeshje, duke mos arritur të bindë trajnerin, ndaj edhe klubi kryeqytetas vendosi ta huazojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco