Kupa e Botës 2022: Ndërron jetë gazetari amerikan që mbulonte çerekfinalen Holandë-Argjentinë

Kupa e Botës 2022: Ndërron jetë gazetari amerikan që mbulonte çerekfinalen Holandë-Argjentinë

07:48, 10/12/2022

Një gazetar i njohur i futbollit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ndërruar jetë teksa mbulonte Kupën e Botës në Katar.

Grant Wahl, 48 vjeç, u rrëzua papritur teksa po shikonte ndeshjen Argjentinë-Holandë të premten në mbrëmje.

Raportet e hershme sugjerojnë se ai pësoi "shqetësim akut", por kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Muajin e kaluar, Wahl u arrestua shkurtimisht nga autoritetet e Katarit pasi u përpoq të hynte në një stadium i veshur me bluzë ylberi, në mbështetje të të drejtave LGBT.

Image

Në një deklaratë, Federata e Futbollit të SHBA tha se ishte "zemërthyer" nga lajmi.

Vëllai i tij, Eric Wall, shprehu dyshimet e tij:

“Vëllai im ishte i shëndetshëm. Ai më tha se kishte marrë kërcënime për jetën. Nuk mund ta besoj që vëllai im vdiq kështu. Besoj se e vranë. ”, tha ai në një video të postuar në Instagram.

Federata Amerikane e Futbollit ka lëshuar një deklaratë në të cilën deklarohet e shkatërruar nga humbja e parakohshme e gazetarit dhe i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco