Trepça mposht Bashkimin, në finale e pret Sigal Prishtina

Trepça mposht Bashkimin, në finale e pret Sigal Prishtina

23:51, 09/12/2022

Trepça ka kaluar në finale të Superkupës së Kosovës në basketboll, pasi ka mposhtur Bashkimin me rezultat 79:63 (19:21, 22:13, 20:14, 18:15). 

Gjatë tërë kohës ndeshja u karakterizua me ndryshime të skuadrës që dominonte, por në fund u pa se më shumë ishte përkushtuar për fitoren klubi mitrovicas. 

Te mitrovicasit u dalluan Ken Brown me 17 pikë dhe Adam Grant me 15, kurse te prizrenasit u dalluan Prentis Nixon dhe Fahro Alihoxhiq me nga 14 pikë.  

Tash Trepça në finale do të përballet të dielën me Sigal Prishtinën nga ora 17:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco