Trajneri i Kroacisë me një dedikim special: Është një fitore për popullin, për çlirimtarët kroatë

Trajneri i Kroacisë me një dedikim special: Është një fitore për popullin, për çlirimtarët kroatë

19:27, 09/12/2022

Trajneri i Kroacisë, Zlatko Daliq është në qiellin e shtatë.

Ai po e shijon një moment magjik pasi ekipi i tij arriti ta eliminojë sonte super-favoritin e Botërorit, Brazili, pas penalltive pasi loja e rregullt dhe vazhdimet përfunduan baras, 1:1.

Daliq kishte dedikim special pas fitores së madhe, e cila ua siguroi kroatëve kualifikimin në gjysmëfinale të “Katar 2022”.

“Kjo fitore është për popullin kroat. Ju lumtë djema. E kemi eliminuar favoritin më të madh. Kjo është Kroacia. Mos na nënçmoni asnjëherë, e kam thënë këtë. Ky nuk është fundi ynë, shkojmë tutje. Kjo është fitore e Kroacisë, të gjithë e dhanë maksimumin. Do t’i përshëndesja të gjithë shokët që shkruajnë për Kroacinë. Shijojeni çlirimtarët kroatë, kjo ishte për ju. Lojtarët e mi nuk janë normal”, deklaroi Daliq për mediumin e madh kroat, HRT.

Kroacia në gjysmëfinale do të luajë me fituesin e duelit tjetër çerekfinal, Holandë – Argjentinë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco