Çerekfinalja e ‘Katar 2022’/ Statistikat e Holandë-Argjentinë

Çerekfinalja e ‘Katar 2022’/ Statistikat e Holandë-Argjentinë

13:57, 09/12/2022

Holanda do të përballet me Argjentinën sonte në mbrëmje, teksa pritet të jetë një duel i luftuar për të kaluar në gjysmëfinale.

Ja disa statistika të veçanta për këtë sfidë.

– Argjentina është kualifikuar nga faza e grupeve të Kupës së Botës për të pestin turne radhazi (2006, 2010, 2014, 2018 dhe 2022), ndërsa e sotmja është çerekfinalja e dytë në tri edicionet e fundit të turneut.

– Holanda ka mbetur e pamposhtur në 22 ndeshjet e fundit në të cilat ka shënuar golin e parë të ndeshjes në Kupën e Botës: humbja e fundit në kompeticion daton në 11 qershor 1978 (2-3 kundër Skocisë).

– Duke përjashtuar lotarinë e penalltive, Lionel Mesi ka humbur dy penallti në Kupën e Botës (një e shënuar). Që nga viti 1966 vetëm Azamoah Gian i Ganës ka humbur po aq (4 goditje, 2 gola).

– Lionel Mesi luajti në ndeshjen e tij të 22-të të Kupës së Botës, duke kaluar Diego Maradonën (21) si argjentinasi me më shumë paraqitje në historinë e kompeticionit.

– Me golin dhe dy asistet ndaj SHBAsë, Denzel Dumfris u bë lojtari i tretë i Holandës që u përfshi në tre ose më shumë gola në një ndeshje të vetme të Kupës së Botës, pas Johan Krojfit (1974) dhe Rob Resenbrink (1978).

– Enzo Fernandez, 21 vjeç e 317 ditë, sot mund të bëhet lojtari më i ri që ka nisur një ndeshje të Kupës së Botës për Argjentinën që nga Lionel Mesi në 2006 (18 vjeç e 362 ditë).

– Që nga Kampionati Europian 2021, asnjë mbrojtës nuk është përfshirë në më shumë gola se Denzel Dumfris (pesë, duke përfshirë tre gola dhe dy asiste) në të gjithë turnetë e mëdha ndërkombëtarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco