Stadiumi 974 çmontohet nga Qeveria e Katarit – ende nuk dihet se në cilin shtet do të shkojë

Stadiumi 974 çmontohet nga Qeveria e Katarit – ende nuk dihet se në cilin shtet do të shkojë

09:08, 09/12/2022

Ai u shndërrua në një simbol të qëndrueshmërisë që mund të merret në konsideratë për të tilla ngjarje në shekullin 21

Ashtu siç u ndërtua në kohë rekorde, të enjten, puna historike për ta çmontuar stadiumin 974, një punë ikonike e  bërë për Botërorin Katari 2022, për shkak të faktit se ky është stadiumi i parë në Botë i cili mund të çmontohet dhe të vendoset diku tjetër për ngjarje sportive.

Çfarë e bënë special stadiumin 974?

Është një stadium që ka përmbajtje të rëndësishme ikonike: emri i referohet kodit të thirrjeve të Katarit dhe përmban numrin e njëjtë të kontejnerëve të çelikut, si njohje e tregtisë detare në këtë vend, i cili është një pikë e rëndësishme e tregtisë mes Afrikës, Lindjes së Mesme dhe Azisë dhe prezanton të kaluarën detare të Katarit.

Por, ai është edhe simbol i qëndrueshmërisë që për këto ngjarje vendet tjera duhet ta marrin në konsideratë në shekullin e 21-të, në mënyrë që të krijohen stadiume në harmoni me ambientin.

Për shembull, aparati i tij ftohës kishte një sistem inovativ të ftohjeje të krijuar për të rishpërndarë erën në Gjirin Persik, rreth 10 km në lindje nga qendra e Dohas.

Një stadium historik në Katari 2022

Ndeshja e parë që u luajt në këtë stadium ishte ajo mes Meksikës dhe Polonisë më 22 nëntor dhe ai kishte një kapacitet prej 44 089 ulëse. Megjithatë, ndërtimi i tij konsiderohet së ishte shumë i ulët, për shkak të faktit të materiale të përdorur që ishin të ricikluara. Kostoja e tij “mezi” kalojë 200 milionë dollarë. Derisa vendi do të përdoret për ndërtimin e një kompanie nafte që tashmë do të ndërtohet në këtë hartë që gjendet afër autostradës Ras Abu Abboud.

“Nuk dihet në këtë moment se ku do të zhvendoset dhe ku do të shkojë ky stadium. Për momentin, Qeveria nuk ka definuar se cilit vend do t’ia fal stadiumit, por për dy ditë çmontimi i tij ka folluar”, thuhet në versionin zyrtar të  Katarit.

Në këtë stadium u luajtën shtatë ndeshje prej që fillojë faza e grupeve dhe ndeshja e fundit ishte fitorja e Brazilit kundër Koresë në 1/8-ën e finales. Por, po ashtu aty u luajtën ndeshjet Portugali – Gana, Franca – Danimarka, Brazili – Zvicra, Polonia – Argjentina dhe ndeshja e shumë përfolur Serbia – Zvicra.

Në ndeshjen Meksikë-Poloni stadiumi ishte mbushur përplot tifozë meksikan saqë filluan të ngjiten edhe nëpër kontejnerë të tij dhe sot ata të jenë vetëm një kujtim. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco