Rabiot: Më tërheq futbolli anglez, do më pëlqente të luaja në Premier League

Rabiot: Më tërheq futbolli anglez, do më pëlqente të luaja në Premier League

21:19, 07/12/2022

Adrien Rabiot ia bën me sy Premier League. Mesfushori francez, të cilit i skadon kontrata me Juventusin në fund të sezonit, ka nisur një mesazh nga Katari për të ardhmen e tij.

 

“Gjithmonë kam thënë që do të më pëlqente të luaja në Premier League. Viti im i fundit te Juventusi? Nuk e di. Nuk kam një skuadër të preferuar në Angli, nuk ka një skuadër që do të doja të luaja me çdo kusht. Është një kampionat që më tërheq dhe që i afrohet më shumë cilësive të mia”, ka thënë francezi.

Në verë Rabiot ishte shumë pranë Manchester United, madje lojtari kujton edhe një periudhë të shkurtër të kaluar te Manchester City, kur ishte akoma 13 vjeç: “Ishte një eksperiencë pozitive, nuk e di nëse bëra një vit. U ndjeva shumë mirë, më pëlqeu shumë atmosfera që rrethon futbollin, ndryshe nga ajo në Francë apo Itali”.

“Është periudha më e bukur e karrierës sime, jam rritur dhe pjekur. Luaj mirë prej disa muajsh te Juventusi dhe jam i kënaqur me paraqitjet e mia në Kupën e Botës”, ka shtuar Rabiot.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco