Përçahen te Gjermania, disa lojtarë hedhin akuza ndaj Flick

Përçahen te Gjermania, disa lojtarë hedhin akuza ndaj Flick

17:44, 07/12/2022

Eliminimi që në fazë të grupeve gjatë “Katar 2022” ka shkaktuar shumë trazira në kombëtaren gjermane.

Sipas asaj që raporton “SportBild”, trajneri i “pancerave”, Hansi Flick, është akuzuar nga një pjesë e mirë e skuadrës, për favorizimin e lojtarëve të Bayern Munchen.

Në krye të “revoltës”, ndaj Flick, gazeta gjermane ka treguar se ishin tre lojtarë, përkatësisht Kai Havertz i Chelsea-t, Ilkay Gungodan i Manchester City dhe portieri Marc-Andre Ter Stegen i skuadrës së Barcelonës.

Mësohet se këta lojtarë i kanë kërkuar “llogari” teknikut Flick, për favorizim ndaj lojtarëve të klubit bavarez, më konkretisht sulmuesi Thomas Muller, mesfushori Leon Goretzka dhe portieri Manuel Neuer.

Kujtojmë se Flick më parë ishte në krye të bavarezëve dhe me disa lojtarë ruante raporte shumë të ngushta, megjithatë pretendimet e “SportBild” mbeten të paprovuara me “aktorët” e përfshirë që ende nuk ka reaguar.

Nga ana tjetër, Flick është gjithnjë e më shumë në dyshime nëse do të vijojë karrierën në krye të kombëtares.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco