Ademi për 'Danas': Futbollistët kosovarë dhe serbë të luajnë një miqësore

Ademi për 'Danas': Futbollistët kosovarë dhe serbë të luajnë një miqësore

11:41, 07/12/2022

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, në një intervistë për Danas ka thënë se ka mbetur i befasuar kur në ndeshjen e Kupës së Botës në Katar ndërmjet Zvicrës dhe Serbisë ka parë në transmetim se trajneri Dragan Stojković, po dërgonte ofendime në baza kombëtare gjatë ndeshjes.

“Nuk e prisja që një legjendë si Pixi të shante nënën tonë shqiptare. Ai ishte një legjendë e lojës në Jugosllavi, ne bënim tifo për të derisa jetonim në një shtet të përbashkët, e shijonim driblimin dhe aftësitë e tij, e shikonim drejtpërdrejt edhe në Ligën e Parë të atëhershme. Shumë shqiptarë nga Kosova e donin atë si futbollist dhe habiten që ai u soll kështu edhe në një ndeshje që nuk ishte kundër Kosovës por ndaj Zvicrës” tha Ademi.

Në këtë intervistë, Ademi poashtu tha se edhe pse Stojkoviq ka fyer, Federata e Futbollit e Kosovës dhe Federata e Futbollit e Serbisë kanë raporte të mira, ani pse siç dihet UEFA dhe FIFA nuk lejojnë përballje të mundshme në gara ndërkombëtare në mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan IndeksOnline.

“Si me ish-presidentin e FSS-së, Slaviš Kokez, ashtu edhe tani me Nenad Bjekoviqin, bashkëpunojmë shkëlqyeshëm në të gjitha organet e FIFA-s dhe UEFA-s. Ne gjithmonë kërkojmë falje kur shihemi dhe flasim së bashku për problemet e ligave dhe futbollit në Ballkan. Kështu duhet të jetë. Vetëm se ky bashkëpunim duhet të shtrihet në të gjitha nivelet e tjera. Politikanët duhet të gjejnë zgjidhje për tensionet ndëretnike, kjo është puna e tyre dhe ne nuk duhet të ndërhyjmë në këtë. Duhet të bashkëpunojmë dhe të dërgojmë mesazh paqeje si njerëz nga sporti – tha kreu i FFK-së.

Po ashtu, në këtë intervistë, kreu i FFK-së, Agim Ademi ka propozuar që Kosova dhe Serbia ta zhvillojnë një ndeshje miqësore.

“Futbollistët e Serbisë dhe Kosovës duhet të luajnë një ndeshje miqësore dhe të tregojnë se futbolli dhe sporti i bashkojnë njerëzit, jo t’i ndajnë”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco