Van Dijk flet për përballjen me Messin: Nuk janë unë kundër tij, por Holanda kundër Argjentinës

Van Dijk flet për përballjen me Messin: Nuk janë unë kundër tij, por Holanda kundër Argjentinës

11:03, 07/12/2022

Virgil Van Dijk do të ketë të premten detyrën e vështirë, përballjen me Leo Messin. Sfida Holandë-Argjentinë do të vë përballë lojtarin më të mirë në botë përballë qendërmbrojtësit më të mirë në planet.

Kapitenit holandez nuk i mungon eksperienca edhe pse e ka Botërorin e tij të parë dhe sigurisht që tek ai janë të varura një pjesë e madhe e shpresave të “Tulipanëve”.

“Është e vështirë me një futbollist si Messi, pasi kur skuadra kundërshtare sulmon ai është duke ndenjur në një cep dhe pastaj e gjen te porta jote.

Duhet që të jemi shumë të mprehtë në organizimin e mbrojtjes, pasi ata e kërkojnë gjithmonë Messin për të vënë në vështirësi rivalët dhe për të synuar kundërsulmin. Nuk jam unë kundër tij, ose Holanda përballë Mesit, por është Holanda kundër Argjentinës. Askush nuk mund t’ia dalë i vetëm në një ndeshje të tillë dhe duhet të krijojmë një plan të mirë për të mbërritur rezultatin që duam.

Nuk do të jetë aspak e thjeshtë, por jemi të bindur që mund t’ia dalim” ka thënë Van Dijk.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco