‘Bild’ zbulon prapaskenat: Kombëtarja e Gjermanisë e ndarë në dy blloqe – ‘grupi i Bayernit’ problematikët

‘Bild’ zbulon prapaskenat: Kombëtarja e Gjermanisë e ndarë në dy blloqe – ‘grupi i Bayernit’ problematikët

10:07, 07/12/2022

Eliminimi i hershëm i Gjermanisë nga Kupa e Botës 2022 nuk ka shkuar pa u hetuar nga mediat gjermane.

Raportime të ‘Sport Bild’ kanë nisur të zbulojnë disa prapaskena që lidhen me kombëtaren e Gjermanisë dhe eliminimin e saj të hershëm nga Katari 2022.

Një nga problemet që thuhet të ketë ndikuar më së shumti në eliminimin e kombëtares gjermane është ndarja e lojtarëve në dy grupe.

Gjithnjë sipas ‘Bild’, “blloku i Bayernit” shkaktoi një ndarje të skuadrës së Gjermanisë, me Hansi Flick që iu dha atyre besim më shumë sesa duhej.

Flick më parë ka qenë trajner i Bayern Munich dhe kjo mund të jetë një nga arsyet pse disa lojtarëve iu dha gjithë ky besim.

Mbetet të shihet nëse do të ketë konfirmime apo raportime të tjera për “përçarjen” e kombëtares gjermane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco