A do të nënshkruajë me ekipin nga Arabia Saudite? Përgjigjet Ronaldo

A do të nënshkruajë me ekipin nga Arabia Saudite? Përgjigjet Ronaldo

09:48, 07/12/2022

Në raundin e 16-të të Kupës së Botës 2022, Portugalia mposhti Zvicrën 6-1 për të kaluar në çerekfinale. 

Pas ndeshjes, Cristiano Ronaldo iu përgjigj thashethemeve nëse ai do të firmos me skuadrën e Arabisë Saudite, AL Nasr.

Duke u përgjigjur këtyre thashethemeve, CR7 u përgjigj: "Jo,nuk është e vërtetë"

Kujtojmë që medie spanjolle Marca shkroi ditë më parë se CR7 është i gatshëm të nënshkruajë një kontratë 2.5 vjeçare me klubin e Arabisë Saudite, Al Nassr në fillim të vitit 2023.

Gjithashtu kjo medie shtoi se ylli portugez do të fitonte 500 milionë euro nëse ai do të nënshkronte me ekipin suadit.

Pas përgjigjes së CR7 mbete e paqartë se për cilin ekipin do të nënshkruajë futbollisti, i cili për momentin është në statusin e lirë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco