Përjashtim dhe rënie nga Serie A, Juventus rrezikon më shumë se me 'Calciopolin'

Përjashtim dhe rënie nga Serie A, Juventus rrezikon më shumë se me 'Calciopolin'

10:04, 06/12/2022

Ngelet e gjitha për t’u parë çështja e Juventusit, që me zbulimin e detajeve të reja ditë pas dite ka rritur edhe më shumë dozat e ankthit te të gjithë tifozët bardhezi. Për të shqetësuar edhe më shumë juventinët e merakosur për të ardhmen e klubit ka menduar Matia Grasani, një orakull në Itali kur vjen puna te çështjet ligjore të lidhura me sportin dhe si i tillë, avokati nuk ka pasur asnjë lajm të mirë për t’u dhënë bardhezinjve.

“Mendoj se ky është hetimi më i rëndë në historinë e Juventusit, madje më i rëndë se ai i ‘Calcipolit’ në vitin 2006-të”, e ka nisur fjalën e tij avokati duke treguar se rreziku që i kanoset Juves është të paktën po aq i madh sa heqja e titujve dhe dërgimi në Serinë B që përjetoi në 2006-ën.

“Sjelljet e paligjshme për të cilat akuzohet Juvja nuk kanë precedentë. Në nivel sportiv, rrezikon më shumë se një gjobë ose dënim modest, sepse rregulli përcakton se nëse ka ndryshime dokumentesh, të tilla si marrëveshje private, nuk mund të kalojë me një penalitet të thjeshtë.

Gjithmonë sipas ligjit, nëse klubi është regjistruar për një sezon të caktuar të kampionatit falë këtyre manipulimeve, mund të vijë edhe përjashtimi, rënia nga kategoria e heqja e titujve”, është shprehur eksperti ligjor që ka përcaktuar edhe kohën brenda të cilit mund të vijë vendimi për torinezët.

“Drejtësia sportive i ka ndryshe kohët nga ajo civile, procedurat nuk zgjatin aq shumë. Do të mbyllet çdo gjë brenda sezonit 2022-2023 dhe çdo vendim i marrë do të ketë efekt të menjëhershëm”, ishte paralajmërimi i Grasinit, sipas parashikimeve të të cilit pritjes do t’i vijë fundi shpejt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco