E gjithë bukuria e sportit në një foto: Trajneri japonez admirohet nga e gjithë bota

E gjithë bukuria e sportit në një foto: Trajneri japonez admirohet nga e gjithë bota

09:06, 06/12/2022

Trajneri i Japonisë, Hajime Moriyasu, është përkulur para tifozëve të "Samuraive" pas ndeshjes kundër Kroacisë dhe fotografia e tij ka bërë xhiron në rrjetet sociale dhe ka gëzuar të gjithë sportdashësit. 

Në këtë mënyrë, ai i respektoi për mbështetjen që i dhanë gjatë gjithë turneut dhe sapo përfundoi me përshëndetjen, shumë futbollistë japonezë shpërthyen në lot.

Image

Me atë rast Moriyasu ka mbajtur një fjalim emocionues para lojtarëve në qendër të fushës, duke u shprehur se u është mirënjohës për përpjekjet e tyre. “Pas humbjes i falënderova për përpjekjet e tyre. U thashë se kjo nuk do të thotë se nuk bënë më të mirën. Thjesht nuk mundëm të shkonim përtej 1/8-ave. Mundëm Gjermaninë dhe Spanjën, por nuk mundëm të bënim diçka më shumë. Lojtarët tanë treguan se ka filluar një epokë në futbollin japonez. Ata duhet të përdorin këtë forcë dhe kjo humbje duhet të jetë motivimi i tyre për të fituar herën tjetër. Ata duhet të vazhdojnë të zhvillohen", tha trajneri i Samuraive.

Kujtojmë se skuadra kroate e futbollit u kualifikua në çerekfinale të Kupës së Botës në Katar pasi mposhti japonezët pas penalltive (3:1), dhe heroi ishte portieri Dominik Livaković, i cili hyri në histori të Kupa e Botës me tre penallti të pritura. Në çerekfinale, Kroacia do të luajë kundër Brazilit, që fitoi ndaj Koresë së Jugut me rezultat 4:1.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco