Bellingham pyetët për kalim në Real Madrid, kjo është përgjigja e tij

Bellingham pyetët për kalim në Real Madrid, kjo është përgjigja e tij

08:41, 06/12/2022

Një tifozë në Katar i ka premtuar atij që nëse ai luan për Real Madrid do ta fitojë Topin e Artë

Jude Bellingham është në radarin e Real Madridit, pasi që paraqitjet e tij për Anglinë në Katari 2022 në Botëror vazhdojnë të jenë të mirë, por një fans ia ka bërë atij të qartë se ai duhet t’i bashkohet gjigantit spanjoll.

Bashkëbisedimi është bërë viral në rrjetet sociale, pasi që Bellingham, i cili është bashkë me mesfushorin e Liverpoolit, Jordan Henderson i thotë atij: Eja në Madrid, eja në Madrid”.

Henderson e këshillon Bellingham që mos ta zgjedh Real Madrdinin, dhe fillon të qesh, por tifozi i kujton atij që ai ka humbur finalen, një referencë për titullin e Ligës së Kampionëve që Reds e humbi nga Los Blancos.

Pas kësaj, tifozi e rikthekson kërkesën e tij dhe i  premton Bellinghamit që “nëse ai shkon në Real Madrid, do ta fitojë Topin e Artë”.

Borussia Dortmund dëshiron 150 milionë euro për Bellingham

Të gjitha skuadrat e mëdha janë duke e kërkuar Bellingham dhe nëse ata dëshirojnë të nënshkruajnë më të nuk do të jetë lirë, pasi që Borussia Dortmund ka kërkuar 150 milionë euro për të.

Kjo shifër për herë të parë u botua në The Athletic në shtator dhe u konfirmua së fundi në gazetën Bild.

Kështu që, Borussia Dortmund edhe njëherë do të jetë në titujt kryesor të mediave duke bërë një shitje të shtrenjtë, ashtu si e bëri me Erling Haaland në verën e kaluar.

Dallimi kryesor në mes të këtyre dyve është klauzola që ishte përfshirë në kontratën e norvegjezit, një gjë e cila nuk ekziston në kontratën e Bellingham

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco