Edhe Real Madridi pas Denzel Dumfries  ​

Edhe Real Madridi pas Denzel Dumfries ​

20:22, 04/12/2022

Mbrojtësi holandez, Denzel Dumfries po merr vëmendjen e disa skuadrave të mëdha evropiane.

 

Mbrojtësi i Inter, Dumfries po bën mjaft mirë edhe në Kupën e Botës, me kombëtaren e Holandës.

Por, kriza ekonomike e skuadrës së Inter bën që lojtari të jetë një nga opsionet për t’u shitur. Kështu, skuadrat e mëdha po bëjnë kalkulimet.

Sipas raportimeve të ‘Fichajes’, Real Madrid janë skuadra e radhës që kanë kthyer sytë kah Dumfries.

Reali e sheh Dumfries si një zëvendësues ideal për Dani Carvajal, i cili po shkon drejt fundit të karrierës së tij.

Mbetet të shihet se çfarë oferte do të përgatisin ‘Los Blancos’ për të siguruar kartonin e Dumfries.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco