Musiala reagon pas eliminimit të Gjermanisë: Nuk gjej fjalë, zhgënjimi është i madh

Musiala reagon pas eliminimit të Gjermanisë: Nuk gjej fjalë, zhgënjimi është i madh

16:46, 04/12/2022

Ylli në rritje i kombëtares së Gjermanisë, Jamal Musiala ka bërë një reagim pas eliminimit të hershëm të Gjermanisë nga Kupa e Botës 2022.

 

Kombëtarja e Gjermanisë nuk arriti të kalonte fazën e grupeve në Kupën e Botës 2022, në një grup ku luajtën Spanja, Japonia, Gjermani e Kosta Rika.

Në paraqitjet e Gjermanisë, më i dalluari ishte Jamal Musiala i Bayern Munich, i cili përmes ‘Twitter’ shprehi zhgënjimin e tij për eliminimin e hershëm.

“Për momentin e kam të vështirë të gjej fjalët e duhura. Kjo Kupë e Botës duhej të kishte më shumë për ne, kishim planifikuar më shumë”, ka thënë Musiala, përcjell lajmi.net.

“Zhgënjimi është i madh”, shtoi talenti gjerman.

Në tri ndeshje me Gjermaninë në këtë Botëror, Musiala regjistroi një asistim. /Lajmi.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco