Australia mbrëmë humbi ndaj Argjentinës në 1/8 e Botërorit me rezultat 2-1 dhe një nga fajtorët kryesorë ishte kapiteni dhe portieri Mathew Ryan.
Lionel Messi shënoi golin e epërsisë në minutën e 35-të, ndërsa në minutën e 57-të Ryan dhuroi një gol për rezultatin 2-0, gjë që praktikisht e zgjidhi lojën.
Domethënë, portieri i Australisë po luante me topin, Alvarez ia hoqi atë dhe shënoi lehtësisht për 2-0. Australia arriti të ngushtojë rezultatin në 2-1 në minutën e 77-të, por nuk arriti të barazojë.
Dhe ndĂ«rsa i gjithĂ« kontinenti mĂ« i vogĂ«l nĂ« botĂ« ishte i pikĂ«lluar, njĂ« njeri ishte i gĂ«zuar. BĂ«het fjalĂ« pĂ«r Kamil Grabara, portierin e Kopenhagen i cili shkroi nĂ« Twitter menjĂ«herĂ« pas golit tĂ« ArgjentinĂ«s pĂ«r 2-0 âSigurisht duhet tĂ« jetĂ« politikeâ.
Â
Së fundmi portieri, Mathew Ryan humbi vendin e titullarit te Kopenhagen që e mori Grabara dhe australiani nuk e mori aspak mirë këtë vendim të trajnerit.
Ryan deklaroi se nuk e humbi vendin për shkak të konkurrencës, por për shkak të politikës së klubit dhe polaku shfrytëzoi rastin e mbrëmshëm për ta tallur.
Â
Â
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: