Futbollisti humbi jetën në fushën e lojës, Duka: I tronditur, bëj thirrje për...

Futbollisti humbi jetën në fushën e lojës, Duka: I tronditur, bëj thirrje për...

12:32, 04/12/2022

Një lajm i rëndë tronditi botën e sportit në Kosovë dhe Shqipëri. 17 vjeçari, Erjon Kajtazi, pjesë e klubit Trepça 89, humbi jetën ditën e djeshme pas një arresti kardiak në fushën e lojës.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësore për t’i ofruar ndihmën dhe për ta dërguar në spital, u konstatua vdekja e Kajtazit nga arresti kardiak.

Për këtë humbje të madhe ka reaguar edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, që ka shprehur ngushëllimet në rrjetet sociale si dhe ka bërë thirrje për ndërgjegjësim për kujdesin shëndetësor të futbollistëve dhe rëndësinë që kanë kontrollet e vazhdueshme në mënyrë periodike për të shmangur dhe parandaluar tragjedi të tilla.

Postimi i Presidentit Duka:
"Thellësisht i tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të futbollistit të FC Trepça ‘89 dhe i ekipeve kombëtare të Kosovës, Erion Kajtazi! 17-vjeçari pësoi një ata kardiak në fushë gjatë një ndeshjeje kampionati dhe pavarësisht përpjekjes së mjekëve nuk mundi të mbijetojë.

Në emër edhe të komuniteti të futbollit shqiptar, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kajtazi, FC Trepça ‘89 dhe Federatës së Futbollit të Kosovës për ndarjen e parakohshme nga jeta të Erionit.

Njëkohësisht duhet të ndërgjegjësohemi gjithmonë e më shumë për kujdesin shëndetësor të futbollistëve dhe rëndësinë që kanë kontrollet e vazhdueshme në mënyrë periodike për të shmangur dhe parandaluar tragjedi të tilla.

U prehsh në paqe Erion Kajtazi! Kujtimi yt do të mbetet i paharruar!"


Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco