FOTO-VIDEO/ Shikoni golin më të çuditshëm të Botërorit, është e vështirë të shpjegohet se çfarë ndodhi

FOTO-VIDEO/ Shikoni golin më të çuditshëm të Botërorit, është e vështirë të shpjegohet se çfarë ndodhi

09:45, 04/12/2022

Lojtarët e Holandës u kualifikuan në çerekfinale të Botërorit, por goli që u shënua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës tërhoqi shumë vëmendje.

Holandezët e bënë detyrën dhe i dërguan amerikanët në shtëpi, teksa fituan me rezultatin 3-1.  “Tulipanët” kryesuan me dy gola epërsi, por më pas Wright riktheu shpresën te SHBA në minutën e 76-të.

Ai gol tërhoqi shumë vëmendje. Është një gol që është i vështirë për t'u shpjeguar dhe që sfidon ligjet e fizikës.

Sulmuesi i SHBA-së e mori një top nga krahu i djathtë dhe më pas me këmbën e djathtë, larg portës, disi “gënjeu” mbrojtjen dhe portierin e Holandës.

Topi mori një falso të pabesueshme dhe i mashtroi të gjithë në mbrojtjen e Holandës, përfshirë edhe portierin.

Megjithatë, nuk mjaftoi pasi vetëm gjashtë minuta më vonë Denzel Dumfries zgjidhi çështjen e kalimit të Holandës në çerekfinale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco