Krah Messi-t dhe Ronaldos, Xherdan Shaqiri vendos rekord te Zvicra

Krah Messi-t dhe Ronaldos, Xherdan Shaqiri vendos rekord te Zvicra

10:37, 03/12/2022

Zvicra është kualifikuar në raundin e 1/8 të Kupës së Botës. Helvetët mundën me rezultatin 3-2 Serbinë në raundin e tretë dhe të fundit të fazës së grupeve të Botërorit, duke i treguar "derën e daljes" këtyre të fundit që pretendonin po ashtu të shkonin më tej.

Një prej autorëve të golave të kombëtares zvicerane ishte futbollisti me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri, duke i treguar edhe një herë serbëve se janë “preja” e tij e preferuar.

Jo vetëm kaq, pasi tani Shaqiri është i pari dhe i vetmi lojtar (momentalisht) i Zvicrës që ka shënuar radhazi në 3 edicionet e fundit të Kupës së Botës, duke iu bashkuar Lionel Messi-t dhe Cristiano Ronaldos që po ashtu kanë shënuar në tre edicionet e fundit të Kupës së Botës.

Në Brazil 2014, Xherdani shënoi 3 gola ndaj Hondurasit.
Në Rusi 2018 dhe Katar 2022 ka shënuar ndaj Serbisë.

Misioni i radhës do të jetë Portugalia, aty ku Shaqiri do të kërkojë golin e parë në fazën me eliminim direkt dhe pse jo edhe kualifikimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco