Fitore dhe kualifikim historik, Maroku mund Kanadanë dhe kalon si kryesues grupi

Fitore dhe kualifikim historik, Maroku mund Kanadanë dhe kalon si kryesues grupi

18:04, 01/12/2022

Ka përfunduar më rezultatin 1:2 përballja mes Kanadasë dhe Marokut.

Maroku ka mundur sot Kanadanë në ndeshjen e fundit në grup dhe ka siguruar kualifikimin e mëtejshëm historik në fazën me eliminim direkt si kryesues i Grupit F.

Maroku kryeson grupin me 7 pikë dhe ndiqet nga Kroacia me 5 pikë.

Në minutën e 4', Maroku ka kaluar në avantazh në ndeshjen ndaj Kanadasë, ishte Hakim Ziyech, i cili e shfrytëzoi një gafë të portierit kanadez, ndërkohë, në minutën e 23 është dyfishuar rezultati me golin e realizuar nga Nesyri.

Në minutën e 40' Kanadaja shkurton diferencat, Maroku ndëshkohet nga një autogol i Aguerd.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco