E zbulon trajneri i njohur: Xhaka ka përgatitur një festim fantastik nëse shënon ndaj Serbisë

E zbulon trajneri i njohur: Xhaka ka përgatitur një festim fantastik nëse shënon ndaj Serbisë

17:32, 01/12/2022

Zvicra do të luaj ditën e nesërme (datë 2 dhjetor, ora 20:00) ndaj Serbisë , sfidë e raundit të tretë në fazën e grupeve në Kupën e Botës.

Padyshim që ky takim është mjaft i rëndësishëm për të dyja kombëtaret përsa i përket situatës në grupin G, por edhe për futbollistët shqiptarë Xherdan Shaqiri, Ardon Jashari dhe Granit Xhaka që luajnë për zvicerianët, të cilët padyshim do të kenë një motiv më shumë për të fituar ndaj serbve.

Herën e fundit që luajtën ndaj Serbisë (Zvicra fitoi 1-2), Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka arritën të shënonin dhe të festonin me shqiponjë, por federata zvicerane këtë herë ia ka ndaluar të festojnë më një simbol të tillë.

Megjithatë, pavarësisht vendimit të federatës zvicerane, Xhaka ka përgatiur një festim special në rast se shënon ndaj serbëve.

Këtë gjë e zbuloi trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi, i cili u shpreh se Xhaka ka përgatiru diçka fantastike nëse shënon gol ndaj Serbisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco