Çfarë i tha Lewas? Messi befason me përgjigjen

Çfarë i tha Lewas? Messi befason me përgjigjen

10:12, 01/12/2022

Lionel Messi dhe Robert Lewandowski ndanë një moment së bashku gjatë mbrëmjes së kaluar.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë, Leo Messi, me Argjentinën e tij mposhtën kombëtaren e Polonisë me rezultatin 2:0.

Pas ndeshjes, Messi dhe Lewandowski patën një bisedë të përbashkët.

Gazetarët pyetën Messin se cila ishte biseda e tyre, por morën një përgjigje të papritur.

“Më mësuan se çfarëdo që ndodh në fushë, qëndron në fushë. Dhe e njëjta në dhomat e zhveshjes”, ka thënë Messi, i pyetur për bisedën me Lewy.

“Asgjë nga ato që biseduam privatisht nuk del jashtë prej meje”, ka shtuar argjentinasi.

Pati disa spekulime që Messi e injoroi Lewandowskin gjatë ndeshjes, por biseda e tyre në fund hodhi poshtë gjithçka. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco