Argjentina e para dhe Polonia si e dyta (falë golaverazhit) kalojnë tutje në Grupin C

Argjentina e para dhe Polonia si e dyta (falë golaverazhit) kalojnë tutje në Grupin C

22:19, 30/11/2022

Dy ndeshjet e raundit në Grupin C kanë sjellë përballje dramatike sonte.

Argjentina ka arritur të mposhtë Poloninë me rezultat 0:2, dhe u kualifikua në rundin tjetër. Në çerekfinale skuadra e udhëhequr nga Messi do të ndeshet me Australinë, e cila është për herë të parë në mesin e 16 skuadrave më të mira të botës.

Argjentina dominoi plotësisht ndeshjen, madje kishte raste të shumta për të thelluar rezultatin, por që nuk i shfrytëzoi

Në pjesën e parë, në minutën e 39-të, Lionel Messi pati mundësinë të shënojë nga penalltia, por Szczesny ishte vendimtar.

Në fillim të pjesës së dytë, në minutën e 46-të, Mac Allister shënoi për t’i dhënë epërsinë Argjentinës.

Pas 21 minutave, Julian Alvarez dyfishoi epërsinë për Argjentinën, dhe i siguroi pozitën e parë.

Pavarësisht humbjes së Polonisë, kanë arritur të kualifikohen tutje.

Në anën tjetër, Meksika ka mposhtur Arabinë Saudite me rezultat 2:1.

Meksika shënoi dy gola të shpejtë në fillim të pjesës së dytë, dhe një gol tjetër do ta dërgonte në çerekfinale. Por shpresat e tyre u shuan në minutën e 95-të, kur shënuan Arabia Saudite.

Në 1/8 e finales përballjet do jenë: Argjentinë – Australi dhe Francë – Poloni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco