Australia mposht Danimarkën dhe kalon në fazën tjetër

Australia mposht Danimarkën dhe kalon në fazën tjetër

17:57, 30/11/2022

Australi ia doli të kualifikohet për në fazën tjetër, ku mposhti Danimarkën me rezultatin 1:0.

Pjesa e parë e sfidës u mbyll me porta të paprekura, ndërkohë në pjesën e dytë, Australia kaloi në avantazh.

Një përpjekje e mahnitshme individuale nga Leckie përfundon me një goditje nga brenda zonës . Ai e dërgon topin pikërisht në këndin e poshtëm të djathtë duke kaluar në avantazh ekipin e tij.

Një gol që mbeti në fuqi deri në fundin e ndeshjes me Australinë që me gjashtë pikë kualifikohet si e dyta e grupit dhe pret në fazën e ardhshme sfidën me fituesit e Grupit C. Hera e fundit që Australia kalonte grupin ishte në vitin 2006.

Australia renditet e dyta me 6 pikë, ndërkohë, Franca kryeson grupin me 7 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco