Shqipëria mbetet pa trajner

Shqipëria mbetet pa trajner

10:29, 30/11/2022

Tekniku italian Edy Reja zyrtarisht, nuk është më trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit.

Kontrata e Reja-s me FSHF ka përfunduar sot, duke mbyllur kështu marrëveshjen mes dy palëve, teksa ende nuk ka një zëvendësues për stolin. Ndeshja me Armeninë praktikisht ishte e fundit për italianin 77-vjeçar dhe pak ditë më parë i përfundoi edhe kontratë duke dalë kështu një trajner i lirë.

Për shkak të rezultateve jo të mira të ekipit kombëtar nën drejtimin e tij nuk pritet një rinovim kontrate, megjithatë mbetët për t’u parë se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim.

Edy Reja u konfirmua në stolin e Shqipërisë në prill të vitit 2019-të, ku zëvendësoi të larguarin Kristian Panuçi. Reja e ka drejtuar Shqipërinë në 38 ndeshje në total, ku ka arritur të regjistrojë 14 fitore, 9 barazime dhe 15 humbje, me një golavarazh të përgjithshëm 46 të shënuar dhe 45 të pësuar.

Tekniku ka aplikuar në pothuajse të gjitha ndeshjet skemën 3-5-2 dhe për 3 vite e 7 muaj në krye të stolit ka provuar një numër të lartë lojtarësh që e kalon shifrën 40.

Suksesi i tij i parë ishte në Ligën e Kombeve, ku Shqipëria u ngjit nga Liga C në B. Gjithashtu në kualifikueset e Botërorit 2022, ai grumbulloi më shumë pikë se çdo trajner tjetër në grupe (18), por gjithsesi në fund u rendit i treti në grup pas Anglisë dhe Polonisë.

Ndërkohë kompeticioni i fundit që ishte Liga e Kombeve e këtij sezoni, rezultoi një dështim për teknikun italian, ku Shqipëria u rendit e fundit në grup duke mos fituar asnjë takim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco