A do të largohet Juventus nga Serie A?

A do të largohet Juventus nga Serie A?

10:09, 30/11/2022

Ka shumë pyetje rreth kaosit në Juventus pas dorëheqjes së anëtarëve të bordit, përfshirë presidentin e klubit Andrea Agnelli.

Në maj dhe qershor 2020, 23 lojtarë në skuadër nënshkruan marrëveshje për të ulur pagat e tyre me katër muaj gjatë pandemisë COVID-19 për të ndihmuar klubin të kalojë këtë periudhë të vështirë.

Në vend të kësaj, u raportua dhe duket sikur Juve po përpiqet të provojë të kundërtën, se lojtarët hoqën dorë nga paga vetëm e një muaji. Atyre me sa duket vazhduan t’u paguhen pagat “në të zezë” – duke i lejuar lojtarët dhe klubin të shmangin taksat, por edhe duke falsifikuar faturën e pagave për të bërë të duket sikur librat ishin të balancuar. Nëse ka vërtet prova për këtë, do të ishte mashtrim financiar.

A do të bjerë Juventusi si në vitin 2006?

Është ende herët për të ditur se çfarë implikimi do të ketë ky rast në anën sportive. Juventusi dhe klubet e tjera të përfshira në gjyqin sportiv në lidhje me vlerat e fryra të transfertave u pastruan nga akuzat në prill 2022, por mbetet për t’u parë nëse çështja do të rihapet pas zhvillimeve të fundit.

Nëse ndodh, atëherë asgjë nuk mund të merret si e mirëqenë, por që nga sot nuk ka një provë të re sportive, kështu që Juventus – si klub – nuk rrezikon të përballet me ndonjë pasojë. Megjithatë, situata është në vazhdim dhe 16 nga drejtuesit e tyre, përfshirë ish-drejtorin sportiv Fabio Paratici, janë aktualisht nën hetim dhe mund të përballen me një gjyq penal për kontabilitet të rremë.

Juventusi u rrëzua në vitin 2006 pas një skandali me trukime ndeshjesh, por u vendos nga një gjykatë sportive e cila për momentin nuk është e përfshirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco