Përballje interesante sot në Kampionatin Botëror, zhvillohen ndeshjet e Grupit C dhe D

Përballje interesante sot në Kampionatin Botëror, zhvillohen ndeshjet e Grupit C dhe D

09:41, 30/11/2022

Kampionati Botëror “Katar 2022” do të vazhdojë sot me disa ndeshje tejet interesante, ku do të zhvillohet xhiro e fundit në Grupet C dhe D.

Dy ndeshjet hapëse të programit të sotëm zhvillohen me fillim nga ora 16:00, ku spikat ajo mes Australisë dhe Danimarkës, të cilat do të luftojnë kokë më kokë për vendin e dytë në Grupin D.

Ndërkaq, kryendeshja e sotme fillon nga ora 20:00, ku në stadiumin “974” do të përballen Polonia dhe Kombëtarja e Argjentinës.

Kjo përballje do ta përcaktojë fatin e të dyja kombëtareve, ndërsa krahas këtij takimi në Grupin C do të zhvillohet edhe ndeshja mes Arabisë Saudite dhe Meksikës.

Programin e plot të ndeshjeve të sotme të Kampionatit Botëror “Katar 2022” e gjeni më poshtë.

Grupi D

16:00 Australia – Danimarka

16:00 Tunizia – Franca

Grupi C

20:00 Polonia – Argjentina

20:00 Arabia Saudite – Meksika

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco