Flick: Ekipi luftoi pa u dorëzuar kurrë, jam krenar

Flick: Ekipi luftoi pa u dorëzuar kurrë, jam krenar

09:40, 28/11/2022

Hansi Flick komentoi barazimin 1-1 të Gjermanisë ndaj Spanjës, e cila i dha pikën e parë në Kupën e Botës.

Duke folur për mediet pas këtij takimi, trajneri i Gjermanisë theksoi: “Ekipi luftoi pa u dorëzuar kurrë, por ne bëmë vetëm një hap. Ne jemi një ekip i mirë dhe kemi një marrëdhënie të mirë. Ajo që ka arritur skuadra sot është e rëndësishme, unë jam krenar për këtë. Ka luftëtarë në fushë, që luajnë me zemër. Nëse vazhdojmë me ritme të mira dhe fitojmë edhe më shumë besim, atëherë gjithçka është e mundur”, deklaroi Flick.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco