Nuk mjafton goli i Davies, Kroacia dërgon në shtëpi Kanadanë

Nuk mjafton goli i Davies, Kroacia dërgon në shtëpi Kanadanë

19:05, 27/11/2022

Goli më i shpejtë i këtij Botërori i takoi pikërisht këtij takimi. Pas 68 sekondash lojë, Alphonso Davies shndërron në gol një krosim të Buchanan. Goditje e saktë me kokë, me portierin Livakovic që e pati të pamundur të bëjë diçka.

Paraqitja dinjitoze nuk mjafton për Kanadanë, që bëri një tjetër ndeshje të bukur, por mori një tjetër humbje, këtë herë 4-1 ndaj Kroacisë dhe u bë skuadra e dytë që eliminohet edhe matematikisht, pas Katarit dy ditë më parë.

Kanadezët e nisën vrullshëm dhe kaluan të parët në avantazh me anë të Alphonso Davies, por nën-kampionët e botës përmbysën gjithçka në pjesën e parë me anë të Kramaric e Livajës. Në pjesën e dytë Kramaric dhe Majer shënuan edhe golin e tretë e të katërt për kroatët, duke i ngjitur në kuotën e 4 pikëve, bashkë me Marokun.

Sfida e fundit e Kroacisë do të jetë ndaj Belgjikës, aty ku ballkanasit kanë nevojë vetëm për një pikë që të sigurojnë kalimin më tej, ndërsa Kanadaja do të përballet me Marokun me shpresën për ta mbyllur me të paktën një fitore rrugëtimin në Katar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco