VIDEO/ Ndërsa Botërori luhet në Katar, ekipet ruse përleshen në fushë

VIDEO/ Ndërsa Botërori luhet në Katar, ekipet ruse përleshen në fushë

18:34, 27/11/2022

Derbi i futbollit rus, mes Zenitit dhe Spartakut të Moskës, u mbyll me një përleshje masive mes futbollistëve.

Në fundin e ndeshjes, lojtarët e të dyja skuadrave u përfshinë në një sherr, ku nuk ia kursyen njëri-tjetrit grushtet e shkelmat.

Pasi u qetësuan, arbitri i ndeshjes akordoi 6 kartonë të kuq. Të gjithë të ndëshkuarit ishin lojtarë rezervë.

Duke qenë se Rusia është e përjashtuar nga FIFA dhe nuk merr pjesë në Botëror, për shkak të pushtimit të Ukrainës, ky vend nuk i ka ndalur kompeticionet kombëtare dhe derbi Zenit-Spartak ishte i vlefshëm për Kupën e Rusisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco