FOTO/ ‘Fituesit e vërtetë të Botërorit’, japonezë japin sërish shembullin në stadium

FOTO/ ‘Fituesit e vërtetë të Botërorit’, japonezë japin sërish shembullin në stadium

18:47, 27/11/2022

Tifozët e Japonisë vazhdojnë të japin shembullin më të mirë nëpër stadiume.

Edhe kësaj radhe, pavarësisht se të mërzitur për humbjen e kombëtares së tyre ndaj Kosta Rikës në ndeshjen e dytë të grupit, ata qëndruan pas vërshëllimës së fundit të arbitrit për të pastruar shkallët e stadiumit nga mbeturinat.

Me qese në duar, ata mblodhën shishet dhe ambalazhet e ushqimeve që kishin lënë pas në stadiumin ‘Ahmad Bin Ali’.

‘Këta janë fituesit e vërtetë të Botërorit’, shkruan një komentues në Twitter.

Ndërsa llogaria zyrtare e FIFA-s i vlerësoi me këto fjalë: ‘Në fitore apo humbje, gjithmonë tregojnë respekt. Faleminderit që ndihmoni për të shpëtuar planetin, tifozë japonezë’.

Pastrimin e stadiumit, japonezët e kanë bërë edhe në turne madhorë të mëparshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco