'Ai është shumë i mirë në lojën e tij', Aubameyang për Brojën: Është i fortë, ja këshillat që i kam dhënë

'Ai është shumë i mirë në lojën e tij', Aubameyang për Brojën: Është i fortë, ja këshillat që i kam dhënë

18:29, 27/11/2022

Pierre-Emerick Aubameyang ka zbuluar disa prapaskena interesante mes tij dhe Armando Brojës. Sulmuesi ka pranuar që i ka dhënë disa këshilla lojtarit të Kombëtares shqiptare.

Edhe pse Aubameyang ka mbërritur së fundmi te Chelsea, ai ka një karrierë dhe eksperiencë të gjatë me mbi 300 gola mbi shpinë.

“Ne kemi folur disa herë me Brojën. Mundohem t’i jap disa këshilla, por gjithmonë i them kur jemi duke punuar para portës, për shembull, mos harro se kjo është e vetmja mundësi që do të kesh gjatë gjithë lojës dhe përpiqu të jesh me atë mentalitet”, u shpreh lojtari i Kombëtares së Gabonit për marrëdhënien e tij me Brojën.

“Unë mendoj se kjo mund ta ndihmojë atë sepse nuk mendoj se ka nevojë për shumë më tepër, sepse ai është shumë i mirë në lojën e tij. Ai ka ritëm, është vërtetë i fortë. Gjithçka ka të bëjë me finalizimin dhe të qenit pozitiv në fushë”, përfundoi Aubameyang.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco