Kroacia përballë Kanadasë, ja si rreshtohen te dyja ekipet

Kroacia përballë Kanadasë, ja si rreshtohen te dyja ekipet

16:36, 27/11/2022

Pas barazimit pa gola me Marokun, Kroacia është e obliguar që të fitojë ndaj Kanadës në mënyrë që të jetë afër kualifikimit në fazën tjetër të Kampionatit Botëror të futbollit që po zhvillohet në Katar.

Mision aspak i thjeshtë për djemtë e Zlatko Dalic, të cilët do të kenë përballë një Kanada të rrezikshme, që nuk e meritoi aspak humbjen në takimin e parë ndaj Belgjikës. Trajneri i Kroacisë ka bërë vetëm një ndryshim në formacion krahasuar me barazimin e bardhë ndaj Marokut.

Nikola Vlasic i Torinos ka përfunduar në stol. Në vend të tij do të luajë nga minuta e parë Marko Livaja, ish-sulmuesi i Interit, i cili do të formojë treshen ofensive me Andrej Kramaric dhe Ivan Perisic. Kanadaja zbret sërish në fushë me skemën e veçantë 3-4-3.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco