Argjentinasi përfundoi tek psikologu pas disfatës ndaj Arabisë Saudite: Zhgënjeva 45 milionë njerëz

Argjentinasi përfundoi tek psikologu pas disfatës ndaj Arabisë Saudite: Zhgënjeva 45 milionë njerëz

15:28, 27/11/2022

Portieri argjentinas Emiliano Martinez foli për humbjen tronditëse 2-1 të skuadrës së tij ndaj Arabisë Saudite, duke pranuar se përfundoi tek psikologu.

Ish-portieri i Arsenalit pranoi se po "vuante" pasi pësoi dy gola nga vetëm dy goditje në portë.

"Kam vuajtur shumë që nga e marta. Kam biseduar me psikologun tonë, sepse Arabia Saudite gjuajti dy herë në portë dhe unë pësova gola të dyja herët. Kam pas 45 milionë argjentinas që i zhgënjeva dhe duhet të kisha dhënë më shumë," tha Martinez.

 

Kujtojmë se Argjentina mundi 2-0 Meksikën në xhiron e dytë të Grupit C të Kupës së Botës dhe në xhiron e fundit kundër Polonisë do të vendoset nëse do të vazhdojë më tej.

Argjentina ka tre pikë dhe me një triumf të mundshëm në takimin e fundit të grupit ndaj Polonisë, me siguri do të avanconte, ndërsa sigurisht që ka edhe kombinime të tjera që e çojnë në 1/16.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco