Mbyllet pa fitues ndeshja mes Malishevës dhe Llapit

Mbyllet pa fitues ndeshja mes Malishevës dhe Llapit

15:25, 27/11/2022 Llapi dhe Malisheva janë ndarë baras.

Ndeshja e vlefshme për xhiron e 18 në Superligën e Kosovës, mes Llapit dhe Malishevës, dha nga një pikë për secilën skuadër.

90 minutat e luajtura në Malishevë nuk kanë dhënë fitues, me ndeshjen që u mbyll 0:0.

Llapi bëri më mirë në minutat e fundit të ndeshjes, ku mund të kalonte në epërsi, por në fund portat mbetën të paprekura.

Pas këtij barazimi, të dy skuadrat marrin nga një pikë, me Llapin që shkon në 20 pikë dhe Malishevën në 19. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco