FOTO/ Mungesa misterioze e Yassine Bounou në ndeshjen kundër Belgjikës, portieri maroken u 'zhduk' pas himnit

FOTO/ Mungesa misterioze e Yassine Bounou në ndeshjen kundër Belgjikës, portieri maroken u 'zhduk' pas himnit

15:05, 27/11/2022

Vështirë për të kuptuar se çfarë ndodhi pak sekonda para fillimit të ndeshjes Belgjikë-Marok, në kuadër të Grupit F të Kupës së Botës në Katar. Portieri i Sevilla-s dhe i Marokut, Yassine Bounou nuk luajti në këtë takim edhe pse ishte i pranishëm gjatë himnit kombëtar të Marokut.

Portieri 31 vjeçar u zëvendësua nga Munir El Kajoui. Për momentin nuk është dhënë asnjë shpjegim për këtë mungesë, por nga disa foto në rrjetet sociale shihet që Bounou ndjen shqetësime dhe mban dorën tek koka në disa momente apo mban duart tek gjunjët për të qëndruar në këmbë.

Pritet një deklaratë nga federata marokene e futbollit për të kuptuar më shumë se çfarë ka ndodhur.

ImageImageImageImage

ImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco