Iranianët sulmojnë Klinsmann për deklarata e diskutueshme, kërkojnë dorëheqjen e tij

Iranianët sulmojnë Klinsmann për deklarata e diskutueshme, kërkojnë dorëheqjen e tij

14:38, 27/11/2022

Federata e Futbollit të Iranit ka kërkuar sot dorëheqjen e Jurgen Klinsmann, anëtar i komitetit teknik të Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), pas një komenti në të cilin ai akuzoi iranianët se kanë ndikuar te arbitrat gjatë ndeshjes kundër Uellsit (2-0).

"Është qëllimisht, nuk është rastësi. Është pjesë e kulturës së tyre, kështu luajnë ata. Sulmojnë gjyqtarin, gjyqtarin e linjës, gjyqtarin e katërt... Për shkak të tyre, përqendrimi juaj bie," tha Klinsmann për BBC të martën.

Deklaratat e Klinsmann zemëruan trajnerin iranian Carlos Queiroz, i cili i cilësoi si një turp për futbollin

“Këto komente për kulturën iraniane, kombëtaren dhe lojtarët e mi janë një turp për futbollin”, i është përgjigjur Queiroz -Klinsmann në Twitter.

 

 

"Në të njëjtën kohë me konsiderata të ndryshme fatkeqe në lidhje me ekipin kombëtar të Iranit dhe stërvitjen e tij, Klinsmann shprehu një mendim për kulturën iraniane. Federata iraniane e Futbollit tashmë i ka kërkuar FIFA-s sqarime dhe ka kërkuar një falje dhe dorëheqje nga Klinsmann," tha Federata e Futbollit iranian në një deklaratë sot.

Ata gjithashtu e ftuan Klinsmann të vizitojë kampin stërvitor të iranianëve në Katar në mënyrë që të ketë një pasqyrë të historisë persiane disa mijëra vjeçare dhe vlerën e futbollit dhe sportit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco