Ronaldos iu ofrua një kontratë e pabesueshme trevjeçare prej 216 milionë eurosh

Ronaldos iu ofrua një kontratë e pabesueshme trevjeçare prej 216 milionë eurosh

10:07, 27/11/2022

Klubi i Arabisë Saudite, Al-Nassr, i ka ofruar Cristiano Ronaldos një kontratë trevjeçare me vlerë 216 milionë euro, pretendon CBS Sports.

Al-Nassr thuhet se ka qenë i interesuar për portugezin për një kohë të gjatë dhe nuk është i vetmi klub nga Lindja e Mesme që dëshiron ta transferojë.

“CBS” citon pretendimet e burimeve të saj të cilat theksojnë se interesi i sauditëve është më i fortë se kurrë dhe se Ronaldos po i ofrojnë rreth 70 milionë euro në vit.

Me nënshkrimin e një kontrate të tillë, Ronaldo do të luante deri në moshën 40-vjeçare, pasi në shkurt do të festojë ditëlindjen e tij të 38-të.

“Diskutimet që filluan gjatë verës kanë përparuar, por vendimi i Ronaldos pritet. Nëse ai e pranon ofertën, marrëveshja do të jetë e shpejtë”, njoftoi CBS.

Kujtojmë se Manchester United e ndërpreu kontratën me Ronaldon pas një mosmarrëveshje të gjatë mes portugezit të famshëm dhe gjigantit anglez.

Ndërkohë Ronaldo po luan Botërorin e fundit me Portugalinë dhe tashmë në turin e parë ishte shënues ndaj Ganës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco