Lojtari i Bayernit mendoi ta mbyllte karrierën pas dëmtimit në Kupën e Botës, por  ja kush ia ndryshoi mendjen

Lojtari i Bayernit mendoi ta mbyllte karrierën pas dëmtimit në Kupën e Botës, por ja kush ia ndryshoi mendjen

09:07, 27/11/2022

Lucas Hernandez duhej të largohej nga Katari dhe kombëtarja e Francës, për shkak të një këputjeje të ligamentit në gjurin e tij të djathtë.

Mbrojtësi nuk humbi kështu vetëm Kupën e Botës, por edhe sezonin me Bayern Munich, por nga kampionët në fuqi të Gjermanisë bëhet me dije se operacioni i Lucas është kryer me sukses.

Mediet franceze kanë zbuluar se Lucas, i cili ka pasur edhe në të shkuarën një sërë dëmtimesh, mendoi që të tërhiqej nga futbolli.

Megjithatë duket se ka qenë një diskutim me mamanë e tij që e ka bërë të lërë pas një mendim të tillë dhe të vazhdojë të luajë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco