‘Katar 2022’/ Zjarr në qytetin ku do të luhet ndeshja Argjentinë-Meksikë

‘Katar 2022’/ Zjarr në qytetin ku do të luhet ndeshja Argjentinë-Meksikë

17:22, 26/11/2022

Autoritetet në Katar kanë konfirmuar se një zjarr shpërtheu sot në një ndërtesë, e cila është jo shumë larg stadiumit ku në orën 20:00 do të luhet ndeshja e Kupës së Botës mes Meksikës dhe Argjentinës.

Ministria e Brendshme e Katarit tha se zjarri filloi pak pas mesditës me kohën lokale në një ishull që është pjesë e qytetit të Lusail.

Zjarri ishte rreth 3.5 km nga stadiumi Lusail, teksa tifozët e Kupës së Botës grumbulloheshin midis dyqaneve dhe restoranteve të tij.

Për fat të mirë nuk raportohet për të lënduar.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco