Polonia fiton ndaj Arabisë Saudite dhe 'trazon ujërat' në grupin C

Polonia fiton ndaj Arabisë Saudite dhe 'trazon ujërat' në grupin C

16:04, 26/11/2022

Polonisë ka triumfuar me rezultatin e pastër 2-0 ndaj Arabisë Saudite, në sfidë e vlefshme për raundin e dytë të Kupën e Botës, duke marrë kryesimin e grupit C.

Loja nis vrullshëm me skuadrat që provuan të surprizojnë kundërshtarin, por pa arritur të shkonin tek goli. Për të ardhur tek goli, duhet të prisnim minutën 39-të, kur Zielinski tundi rrjetën e kundërshtarëve.

Në minutën e 45’ sauditët patën një mundësi të artë për të barazuar, pasi arbitri akordoi penallti pas ndërhyrjes së VAR.

Mirëpo, portieri i polakëve Szczesny ishte në formë mjaft të mirë, duke arritur të ndal penalltinë Al Dawsari dhe gjuajtjen e Al Breik. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë e takimit.

Në fillim të pjesës së dytë, sauditët patën dy raste të shkëlqyera. Fillimisht, Szczesny ndali goditjen e Al Dawsarit dhe më pas Al Buraikan bëri një goditje të fuqishme, por gjuajti jashtë.

Më pas polakët goditën dy herë shtyllën e portës. Fillimisht Milik goditi traversën me kokë dhe më pas Lewandowski tundi shtyllën.

Megjithatë, tetë minuta para përfundimit të ndeshjes, Lewandowski shënoi finalen 2-0. Sulmuesi i Barcelonës ia rrëmbeu topin Al Malkit 16 metra larg portës dhe më pas e futi lehtësisht në rrjetë për golin e tij të parë në Kupën e Botës.

Me fitoren e sotme Polonia kalon Arabinë Saudite dhe zë vendin e parë në Grupin C. Polakët kanë katër pikë, kurse sauditët tre pikë. Ndeshjen e mbetur të xhiros së dytë të Grupit C e luajnë Meksika (një pikë e fituar) dhe Argjentina (pa pikë). Në xhiron e fundit Polonia do të luajë kundër Argjentinës dhe Arabia Saudite me Meksikën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco