Holanda dhe Ekuadori luajnë baras, kualifikimi vendoset në ndeshjen e fundit

Holanda dhe Ekuadori luajnë baras, kualifikimi vendoset në ndeshjen e fundit

19:03, 25/11/2022

Holanda dhe Ekuadori kanë luajtur baras 1-1 në ndeshjen e dytë të Grupit A.

Ndeshja më mirë nisi për evropianët të cilët vetëm pas gjashtë minutash lojë kaluan në epërsi.

Lojtari më në formë holandez, Cody Gakpo bëri një goditje të bukur nga distanca për ta dërguar topin në rrjetë dhe për t’i dhënë Holandës epërsinë 1-0.

Pas golit të epërsisë, më mirë luajtën Ekuadori ku në minutën e 32-të patën rast të madh me Enner Valencian, por pa sukses.

Në minutën e fundit të ndeshjes Ekuadori barazoi Estupinan, por goli u anulua për arsye se një futbollist ekuadorian i pengoi pamjen portierit të Holandës.

Pjesa e dytë nisi për mrekulli për Ekuadorin që e barazuan rezultatin në minutën e 49-të të ndeshjes.

Ishte kapiteni Enner Valencia që u gjend bukur në zonë dhe nga një top i kthyer e dërgoi atë në rrjetë për 1-1.

Deri në fund të ndeshjes dy përfaqësueset patën disa raste shënimi, por pa arritur të shënojnë golin e fitores.

Si Holanda ashtu edhe Ekuadori kryesojnë Grupin A me nga katër pikë.

Ndeshjen e ardhshme Holanda e zhvillon ndaj Katarit, derisa Ekuadori do të përballet me Senegalin në një sfidë vendimtare. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco