Neymar i është nënshtruar ekzaminimeve pas dëmtimit të pësuar ndaj Serbisë, brazilianët në panik

Neymar i është nënshtruar ekzaminimeve pas dëmtimit të pësuar ndaj Serbisë, brazilianët në panik

15:36, 25/11/2022

Nga Doha sot vijnë informacione për gjendjen shëndetësore të sulmuesit brazilian Neymar, i cili mbeti i dëmtuar gjatë ndeshjes së mbrëmshme të Botërorit në Katar kundër Serbisë, por nuk ka konkluzione konkrete.

Gazeta e respektuar franceze “L'Equipe” pretendon se ka marrë informacione nga kombëtarja e Brazilit pasi Neymar iu nënshtrua një skanimi sot pas drekës.

Për momentin, gjasat që ai të luajë të hënën kundër Zvicrës janë minimale dhe Neymar është rikthyer në hotelin e ekipit pas ekzaminimit, ku do të vazhdojë terapitë.

Neymar ka munguar në stërvitjen e sotme së bashku me Danilon, i cili ka dëmtuar e majtë në ndeshjen me Serbinë, por shtrembërimi i tij është i lehtë.

Image

 

Edhe Danilo do t'i nënshtrohet terapisë, por ende nuk dihen shanset e tij për të luajtur të hënën, ndaj i gjithë fokusi është te statusi i Neymar.

Ndeshja me Zvicrën është një pikëpyetje e madhe për të, por siç pohon një burim nga kombëtarja, jo pjesëmarrja në vazhdimin e Botërorit.

Kujtojmë se të hënën në orën 17:00 luhet ndeshja mes Brazilit dhe Zvicrës dhe të dyja skuadrat kanë nga tri pikë pas xhiros së parë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco